Kuzhinieri shqiptar që po ‘cmend’ rrjetet sociale me gatimet e tij

1 Qershor 2021, 12:20

Gledis Gegaj është djali shqiptar i cili po ‘çmend’ rrjetet sociale me gatimet e tij. Ai është kuzhinier dhe jeton prej disa vitesh në Itali, si shumica e historive të emigrantëve shqiptarë i riu gjatë kësaj kohe  ka punuar dhe ka vazhduar studimet.

Ndërsa tashmë i është përkushtuar shumë  rrjeteve sociale me gatimet e tij tepër të veçanta, duke arritur që të fitojë shumë ndjekës.

Arsyeja përse është bërë një fenomen në Tik Tok dhe Instagram  janë gatimet e thjeshta dhe të shpejta që gjithkush mund t’ gatuaj edhe pa qenë një kuzhinier profesionist si Gledis Gegaj:

“ Ndoshta sepse unë në gatimet e mija bëj edhe batuta që njerëzit argëtohen duke I parë, por edhe thjeshtësia sepse unë nuk kam bërë receta të thjeshta që njerëzit të kenë mundësi që ti bëjnë edhe në shtëpitë e tyre” përfundoi ai.