Kvara hero kundër Lazio-s, Napoli shijon kreun e Seria A! Sonte Roma, 'special 1' do vetëm 3 pikët

4 Shtator 2022, 12:10 | Përditesimi i fundit: 2022-09-04 12:27:43

Fitorja 1-2 kundër Lazio-s në transfertë i ka dhënë mundësinë Napolit të paktën përkohësisht të ngjitet në vendin e parë në Seria A. Të besuarit e Spalletti-t e ndajnë me Milanin kampion në fuqi, që më herët fitoi derbin kundër Interit me shifrat 3-2, ndërsa sonte do jetë rradha e Romës për të zbritur në fushë.