Itali, shkoi të takonte mbesën, vritet me thikë 61 vjeçari shqiptar! Njerëzit e indinjuar tentojnë të marrin hak ndaj autorit, rrethojnë makinën e policisë

8 Qershor, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2024-06-08 17:24:48

Një 61 vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Reggio Emilia, në Itali. Viktima me sa duket ka shkuar në pallatin ku banonte autori për të takuar mbesën.