Laçi ‘mace e zezë’ për Partizanin, të kuqtë marrin goditje të rëndë për titull! Mbyllët pa fitues Kukësi-Vllaznia

16 Prill 2023, 18:48 | Përditesimi i fundit: 2023-04-16 22:33:47

Partizani ka hedhur një tjetër hap të gabuar drejt luftës për titull kampion, pasi të kuqtë janë mposhtur 3-2 nga Laçi në javën e 29 të Superligës.

Kjo edhe pse të kuqtë realizuan të parët me Da Silvan. Në vijim kurbinasit do përmbysnin rezultatin dhe më tej do gjenin edhe golin e tretë. Në minutat e fundit sulmuesi Mba shkurtoi diferencat me një supergol, por që nuk ishte e mjaftueshme që Partizani të dilte me pikë nga kjo sfidë. Kjo ishte edhe humbja e tretë që Laçi i shkakton Partizanit në këtë kampionat, duke u konfirmuar si macja e zezë e kryeqytetasve.