Laçi rikthehet te fitorja, Kukësi mposhtet nga Egnatia! Erzeni i merr tri pikë Tiranës, Partizani shkëputet në krye

22 Tetor 2022, 22:03

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot tre ndeshjet e mbetura për javën e nëntë. Në Kamëz, Kastrioti humbi 0-1 me Laçin. Një kryevepër e Ujkës në minutën e 16 riktheu kurbinasit te fitorja pas shtatë javësh, me Vukicevic që merr pikët e plota në stolin e bardhezinjve për herë të dytë këtë sezon.