Laçi shtang Vllazninë, ‘luftë’ me tifozët në Rrogozhinë! Egnatia dhe Teuta barazojnë mes tensionit

19 Mars 2023, 15:18

Laçi ka shtangur Vllazninë duke marrë 3 pikë tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Falë fitores 2-0 kurbinasit kanë shpëtuar nga shkarkimi trajnerin Gentian Mezani, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia humbi mundësinë për të rikuperuar ndaj Tiranës kryesuese, që një ditë më parë barazoi 1-1 kundër Bylisit. Për rrjedhojë diferenca mes shkodranëve dhe bardhebluve ka mbetur 7 pikë.