Laert Haxhiu donte të eleminonte prokuroren e SPAK, Dumani kërkon të merret në mbrojtje Doloreza Musabelliu

1 Tetor 2023, 11:47 | Përditesimi i fundit: 2023-10-01 14:36:34

Drejtuesi i SPAK, Dumani kërkon që të merret në mbrojtje prokurorja Doloreza Musabelliu. Kjo lëvizje e Dumanit vjen pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani se grupi i Laert Haxhiut donet të eliminonte prokuroren e SPAK, e cila kishte hetuar Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017.