Lagjia 3 në Korçë në protestë, paralajmërojnë bojkot në 14 maj: Asnjë investim, kanë marrë lekët! Dhe unë do vidhja, po jo kaq ashiqare

22 Prill 2023, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2023-04-22 12:58:15

Banorët e lagjes 3 në qytetin e Korçës janë ngritur në protestë për premtimet që kanë mbetur në të shkuarën. Sipas banorëve, gjithmonë në fushata elektorale iu është premtuar shtrimi i rrugës, kanalizimi i ujerave të zeza, por asnjë nga këto nuk ka ndodhur.