Lagjja 18 në Durrës/ Makinat zhyten në ujë, thuajse i pamundur qarkullimi

6 Janar, 09:44 | Përditesimi: 6 Janar, 09:44

Lagjja 18 në Durrës është përmbytur për shkak të motit të keq. Nga pamjet e siguruara nga Report TV, shihet vështirësia në qarkullim e automjeteve pasi uji ka arritur në nivel të lartë.

Automjetet shihen të zhytura në ujë, të paktën deri në gjysmën e tyre. Lëvizja është e mundur vetëm me automjete të larta.

Disa qytetarë gjithashtu përpiqen të lëvizin në rrugën e përmbytur, por me shumë vështirësi.

A.A/Shqiptarja.com