Lajm i mirë për pushuesit, i keq për ata që vijojnë të jenë në punë! Meteorologu për Report Tv: E mërkura dhe e enjtja sjellin temperatura deri 40 gradë

5 Korrik 2021, 12:20

TIRANË- Për ata që janë në punë ka një lajm të keq, e ndërsa për ata që janë me pushime ka një lajm të mirë. Koha e vrenjtur e regjistruar sot nuk do të zgjasë shumë. Nga e mërkura dhe e enjtja pritet të sjellë temperatura të larta deri në 40 gradë celsius

"Jo më pak se 24 gradë celsius, por duke filluar nga e marta dhe në vinim presim një rritje të temperaturave, ku e mërkura dhe e enjte do të sjellë temperatura deri në 40 gradë celsius", tha meteorologu i "MeteoAlb", Hakil Osmani për Report Tv.