Lajm i mirë! Prova del me sukses, dopio ventilatorë dhe në Shqipëri, dyfishohen kapacitetet për të infektuarit me koronavirus

23 Mars 2020, 22:45

Lajm i mirë. Në QSUT ka funksionuar prova që bënë dy laborantët që një aparat ventilimi ta lidhin me dy tuba për dy pacientë. Lajmin e dha sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata. Doktori u shpreh se dy djemtë, Besar Lalike dhe Eldian Cepeli e kontaktuan pasi kishin parë eksperimentin në Itali, ky dy mjek krijuan një qark të aftë të për të lidhur një respirator në dy pacientë që më pas funksionoi edhe në Shqipëri. Gjata tha se teknika sot është provuar dhe ka funksionuar duke ofruar mundësinë për të dyfishuar kapacitetet.