Dy laborantë shqiptarë gjejnë zgjidhjen, shpresë për të mbajtur në jetë 4-fishin e pacientëve të prekur me koronavirus

Kura kundër koronavirusit dhe mjetet për shërimin e pacientëve që janë të infektuar janë kryefjala në cdo vend të botës aktualisht, teksa numri i viktimave dhe të prekurve rritet cdo ditë. Një nga mjetet e domosdoshme për pacientët në stad të rëndë është ventilimi, që siguron frymën e nevojshme artificiale.

Stomatologu Gjergji Dilo në një postim në Facebook shkruan se dy laborantët dentarë Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kanë marrë përsipër me shpenzimet e tyre, të prodhojnë në laborator pjesë të aparateve të ventilimit. Kjo gjë, thotë ai, do të mundësonte shpresat për të mbajtur në jetë 4-fishin e pacientëve që janë rëndë dhe kanë nevojë për ventilim.

"Pershendetje te gjithe miqve qe njoh apo nuk njoh nga afer!!! Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kane marre persiper me shpenzinet e tyre, te prodhojne ne laborator pjese te aparateve te ventilimit. Keto pjese do mundesojne qe me nje aparat te vetem te lidhet dhe te mbahet ne jete jo 1 por deri ne 4 paciente.

Kjo gje do na mundesonte shpresat per te mbajtur ne jete 4 fishin e pacienteve qe jane ne stad te rende dhe kane nevoje per ventilim. Ky status imi nuk eshte qe ju te jipni like apo ti thoni bravo ketyre cunave. Ky status imi eshte apel per ndihme te tere profesionisteve dentare: kush disponon rezine per printer ky eshte momenti kur duhet me shume se kurre!!!

Nuk eshte momenti te prodhojme dhembe apo proteza te bukura...eshte momenti te shpetojme jete!!! Jemi perballe nje armiku te padukshem dhe ne cdo gje qe bejme eshte nje shprese qe jete njerezish mos humbin!!! Sebashku mund tja dalim, secili prej nesh mund te japi kontributin e vet sado te vogel. Kujtoni se dhe oqeani eshte i perbere nga pika te vogla!!! Jemi me ty Prof. Arben Gjata, sebashku mund tja dalim!!!" shkruan ai. Ndërkohë që në Itali, dy profesorë reanimatorë të shkencave Mjekësore të Universitetit të Bolonjës kanë krijuar një qark, i aftë të për të lidhur një respirator në dy pacientë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/03/2020 01:33

    /GENI/ideja jote per 3D eshte shume e mire Ka fakte te prodhimit te armeve me 3D ,mund te zbatohet po te kesh ED printer dhe te jesh inxhinier.

    Përgjigju
  • Merita: 23/03/2020 23:16

    Zoti ju bekofte

    Përgjigju
  • Geni: 23/03/2020 21:46

    Pershendetje.te gjith duhet te baskohemi e te gjejme zgjidhje per ventilatoret.ne evrop jan 4 komp qe prodhojne 1 nga keto ne itali qe ka dyfishuar numrin ne rreth 800 cop ne muaj me ndimen e ushtrise,po a kemi profesor ing ,inovator te ndryshem qe mund te sajojne menyra me te lira per peshtatje ndoshta dhe printerat 3 d jane zgjidhje,dhe kur rrifen shum ide arrihen te seleksionohen ato me te mirat nga votimet dhe ti nisen autoriteteve si propozim.pse jo dheju si media mund ta lanconi nje nisme shqipetaret pet Shqiperine .te Bashkuar sic ka thene Skenderbeu ska armik qe na mposht as ky dreq i shpikur nga te babeziturit.

    Përgjigju
  • shteti: 23/03/2020 20:21

    @taulanti drejtor na fal

    Përgjigju
  • Respiratori: 23/03/2020 17:47

    Nuk eshte kohe bere te bere shpikje dhe rracionalizime ...por duhen blere pajisje...

    Përgjigju
    • Miti: 23/03/2020 18:11

      Ku ti blesh or ti shoq, kjo eshte puna. Duan shtete si Italia, Franca dhe Gjermania te blejne por ska! Po kur ska ska fare. Se linjat e prodhimit jane te kufizuara, prodhojne ne sasi te vogla se aq eshte tregu i respiratoreve. Tani prodhuesve po u kerkohet te prodhojne brenda javes aq sa prodhojne ne vit, dhe kjo eshte e pamundur. Rradha eshte e madhe dhe pritja akoma me e madhe. Per sa i perket titullit eshte pak bombastik, sepse sic e thone ne fund te artikullit "zgjidhjen" e kane gjetur nga halli italianet. Gjithsesi nje bravo te madhe ketyre laboranteve dentare qe vene ne sherbim te interesit te pergjithshem, laboratorin e tyre.

  • shteti: 23/03/2020 17:31

    bravo po mjere per shtetin qe kemi

    Përgjigju
    • Lui: 23/03/2020 19:59

      Bravo Taulant, i ke rene pikes..

    • Taulant: 23/03/2020 17:45

      Ah q veten ti qe per cdo gje e gjen fajin tek shteti. Edhe Amerika qe eshte superfuqi boterore ankohet per kushtet e spitaleve, lere me per masat qe jane marre. Ndersa ti ngele duke u qare per shtetin tend qe po le kockat e veta per te mbajtur ne jete gojepisa si puna jote qe s'dine te thone njehere faleminderit per ate qe po bene, edhe pse takatin financiar s'ia ka.

  • Azbi: 23/03/2020 17:07

    Po hëre e bëni pse merreni me reklama

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 23/03/2020 16:56

    Bravo kjo eshte qytetari pergjegjesi

    Përgjigju
    • lenci: 23/03/2020 20:31

      Beno kjo esht me te vertete qytetari ju lumt çunave i pershendes respekte

    • Arbëri: 23/03/2020 17:58

      Ju lumt!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot