Lamtumirë aktorit Zhani Ziçishti, homazhe në teatrin e Korçës

26 Shkurt, 15:59 | Përditesimi: 26 Shkurt, 15:59

Në hollin e Teatrit të Korçës u zhvilluan këtë të enjte homazhet në nder të aktorit Zhani Ziçishti, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike. Dhjetëra qytetarë nga Korça dhe Devolli, miq, familjarë dhe artdashës i dhanë lamtumirën një prej figurave më të dashura të skenës.

A.M/Shqiptarja.com