Lamtumirë kineastit Dhamo, shuhet në SHBA ‘babai’ i filmit të parë! Nga meraku i tij për ‘Tanën’ e restauruar, te mesazhi për të mos u vënë kryq filmave shqiptarë

14 Gusht 2022, 18:10

Është shuar në moshën 89-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kineasti i njohur Kristaq Dhamo. Regjisor i filmit të parë artistik të gjatë, Dhamo shënoi dhjetëra produksione të suksesshme nga ‘Vendimi’ tek ‘Mëngjese lufte’.