Lamtumirë Skënder Rusi, liriku i dashurisë dhe i dhimbjes! I biri: Shkroi vargje deri në frymën e fundit

1 Qershor, 17:35

Në hollin e teatrit "Andon Zako Çajupi" të Korçës, miq, familjarë dhe intelektualë i dhanë lamtumirën e fundit poetit Skënder Rusi. Ai u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare pasi vuajti për disa vite nga parkinsoni. Skënder Rusi la një krijimtari të pasur në letërsi dhe do të kujtohet gjithnjë si poeti i dashurisë dhe dhimbjes.