Landfilli i Elbasanit 24 orë në flakë, tymi 'helmon' qytetarët! Mister shkaqet

2 Korrik 2025, 17:17 | Përditesimi: 2 Korrik 2025, 17:17

Landfilli i Elbasanit, ku depozitohen çdo vit 50 mijë ton mbetje urbane është duke u djegur prej 24-orësh. Zjarrfikësit, kanë arritur të vendosin flakët nën kontroll por ende nuk është shuar plotësisht, pasi plehrat digjen ne thellesi. Tymi ka mbuluar Elbasanin, Cërrikun e zonat përreth. Nuk dihen përgjegjësit e këtij krimi të rëndë mjedisor, pasi ende s’ka deklaratë nga kompania publike që menaxhon landfillin.

    r.k./Shqiptarja.com