Lara Colturi bind për të ardhmen, skiatorja shqiptare renditet e 25 në Botëror

11 Dhjetor 2022, 16:04 | Përditesimi i fundit: 2022-12-11 16:04:58

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi është renditur në vendin e 25 në Botërorin e Skive që po zhvillohet në pistën e Sestiere në Itali për kategorinë "Slalom". 16-vjeçarja e natyralizuar si shqiptare bëri një paraqitje të mirë duke konsideruar se po garonte në një event të një niveli të lartë.