Largimet në Polici, Meta: Skandalet nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish

6 Shtator, 13:47

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar largimet e drejtuesve në Policinë e Shtetit. Meta tha në konferencë për mediat se skandalet nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish, ndërsa tha se Rama e ka kthyer në polici private.

“Nuk ka komente më për Policinë e Ramës, polici private. Skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Duhet që strofulla e krimit të organizuar është në kryeministri, aty është strofulla e Ndraghetës dhe atje bëhen ndryshimet për të shpëlarë skandalet në mënyrë që njerëzit të shpresojnë se do ketë ndonjë ndryshim”, tha Meta.

    No videos found.