Largimi i Jackson dhe dëmtimi i Nkunku, janari pritet muaji i Brojës te Chelsea: Dua të shënoj sa më shumë

8 Janar, 13:42

Janari pritet të jetë muaji i Armando Brojës te Chelsea. Sulmuesi i kombëtares e nisi vitin 2024 me gol, teksa realizoi me kokë kundër Preston në fitoren 4-0 për FA Cup, ndërsa në vijim pritet të jetë asi i trajnerit Pochetino. Për fatin e keq të këtij të fundit, por të mirë për Armando Brojën, sulmuesi Jackon është larguar për të luajtur në Kupën e Afrikës, ndërsa Nkunku u dëmtua sërish.