Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, krijohen radhë të gjata automjetesh nga Rana e Hedhur në drejtim të Milotit

11 Korrik 2021, 18:12 | Përditesimi: 11 Korrik 2021, 18:12

LEZHË- Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit ka krijuar radhë të gjata automjetesh nga zona e Ranës së Hedhur e përgjatë superstradës me drejtim të Milotit. Trafiku ka nisur të rëndohet që prej orës 16:00 e pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes.

Për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes janë vendosur efektiv të policisë rrugore në disa pika kryesore. Kjo situatë është kthyer në refren të vazhdueshëm çdo fundjavë në rrugët e qarkut Lezhë.

LR/Shqiptarja.com