'Largoni të infektuarit'! U ngritën në revoltë pas zbulimit të vatrës së COVID-it duke kërkuar djegien e 313-tës, 4 të burgosur ndëshkohen në izolim

25 Prill 2020, 19:46

Redjan Rraja, i afërmi i deputetit të PS në Krujë Rahman Rraja është futur në izolim pranë sistemit “41-bis”, pasi ka tentuar të iniciojë dhe organizojë një revoltë (lexo ketu) brenda burgut të sigurisë së lartë 313-të në Tiranë me qëllim djegien e tij. Pas zbulimit të rastit të parë, të italianit dhe më pas të 13 të tjerëve, Rraja me tre të tjerët kërkuan që të largohen të infektuarit, me thirrjet se nëse nuk do të merreshin masat do digjnin burgun.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe policisë së Tiranës, të cilat kanë çuar material hetimor në prokurorinë e kryeqytetit me qëllim nisjen e hetimeve për katër persona të arrestuar dhe që për momentin ndodhen në burg, pasi kanë dashur dhe bërë thirrje herë pas here për të djegur burgun 313-të në Tiranë, pasi kërkuan largimin e të infektuarve me COVID-19 nga qelitë.