Lavror e Kuleba të buzëqeshur, del VIDEO nga pritja e ministrit Çavusoglu!

10 Mars 2022, 08:58

Ministrat e Jashtëm, ai rus Sergey Lavror dhe ai Ukrainas, Dmytro Kuleba kanë mbërritur në sallën ku pritet të zhvillohet takimi. Takimi do të zhvillohet në Antalia, në një sallë ku më herët janë pritur liderët botëror si presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti rus Vladimir Putin, që është një nga sallat më të mëdha në Turqi. Për të ndjekur nga afër takimin janë 334 përfaqësues të mediave të cilët janë lejuar të hyjnë brenda nën masa të rrepta sigurie.