Lavrov: Perëndimi e nisi luftën duke përdorur ukrainasit kundër nesh! Publiku shpërtheu në të qeshura

4 Mars 2023, 07:46

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka përsëritur narrativen zyrtare të Kremlinit për luftën në Ukrainë. Gjatë konferencës se dialogut Raisina në Indi, e cila u zhvillua pas takimit ministror të G20 në Nju Delhi, Lavrov tha se lufta u nis kundër Rusisë duke përdorur popullin e Ukrainës, por teksa tha këtë fjali publiku shpërtheu në të qeshura.

"Ne po përpiqemi të ndalojmë luftën që është nisur kundër nesh duke përdorur popullin e Ukrainës."

Lavrov u detyrua të ndërpresë fjalinë, dhe më pas përsëriti tri herë: lufta "ndikoi, ndikoi, ndikoi" në politikën ruse.

  •