Lazio ‘asfalton’ Spezia-n për tre pikët! Shënon ‘poker’ golash, ‘dopietë’ për serbin Milinkovic-Savic

2 Tetor 2022, 17:20

Lazio ka marrë fitoren e tretë radhazi në Seria A dhe këtë e ka bërë duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Spezia-n për javën e 8 në kampionat. Të besuarit e Sarri-t e nisën vrullshëm, por penalltia e minutës së tretë u gabua nga Immobile. Gjithsesi goli që zhbllokoi shifrat nuk do vononte dhe u realizua nga Zaccagni, ndërsa Brenda pjesës së parë Romagnoli do të dyfishonte.