Leao përplaset dhunshëm me Gagliardinin, Milani fiton trofeun 'Berlusconi' pas penalltive

9 Gusht 2023, 12:36

Monza dhe Milan barazuan 1-1 në kohën e rregullt për "Trofeun Berlusconi", me kuqezinjtë e Piolit që u treguan më të saktë dhe fituan për herë të parë këtë trofe, në nder të ish-presidentit të Milanit dhe ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, ndarë nga jeta disa javë më parë në moshën 84-vjeçare.

Në "Brianteo" të Monzës, dueli nuk ishte i qetë edhe pse një trofe mes dy skuadrave që kanë pasur të njëjtin pronar. Ndeshja nisi mirë për Milanin, që kaloi në avantazh me Pulisic në të 29 minutë. Një penallti jo e saktë fillimisht nga amerikani, që me topin e kthyer e dërgoi në rrjetë.