Lecce fiton dhe i bën presion Interit në krye të renditjes, paqe mes Salernitanës dhe Frosinones! Shkëlqejnë legjionarët

23 Shtator 2023, 11:14

Seria A e futbollit filloi javën e pestë. Këtë të premte në program ishin dy duele. Në 18:30 Salernitana dhe Frosinone barazuan 1-1, ndërsa në 20:45 Lecce fitoi 1-0 me Genoan, falë golit të Oudin në minutën e 83.