Kurban të politikës dhe drejtësisë e quajnë Lefter Kokën, avokatët e tij mbrojtës pasi sipas tyre është konfirmuar në mënyrë absurde mbajtja në paraburgim e një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sot ishte seanca e nëntë në Gjykatën e Posaçme për të rivlerësuar ligjshmërinë e masave të sigurisë personale ndaj Lefter Kokës, në lidhje me impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan.
Për fat të keq ditën e premte gjykata rrezoi kërkesën tone për procesin e impiantit te trajtimit te mbetjeve Fier. Gjyqtarja konfirmoi në mënyrë absurde mbajtjen në paraburgim të një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore.
E përsëris në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila është konstatuar në mënyrë ulëritëse nga të paktën 5 mjekë që janë përzgjedhur nga Prokuroria, jo nga ne!!!
Miqtë e mi, asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë. Neë një vend ku gjykata nuk indoktrinohet nga politika gjyqtari nuk mund te bej rolin e mjekut. Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast drejtësinë , tashmë ne gjendje te rende shëndetësorë nuk ka asnjë shans as ta pengojë e as ti ikë asaj.
Lefter koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë per vepra te cilat kane ndodhur para 8 vitesh dhe te gjitha dosjet administrohen sot nga prokuroria . Të paraburgosur të tjerë në kushte shumë më të lehta se Lefteri janë lënë të lirë të hetohen.
Natyrisht ne shohim dhe përpiqemi të kuptojmë përse drejtësia nuk dëgjon e nuk arsyeton. Ju kujtojmë se çështja ndaj Lefterit ka filluar me një motivocion politik. Një parti politike ka denoncuar dhe çuditërisht drejtësia ndoqi motivimin politik më shumë sesa atë ligjor.
Po na krijohet bindja, bazuar në dyshimin e arsyeshëm, se mbajtja padrejtësisht në paraburgim e zotit Lefter Koka bëhet për motive politike. Një pjesë e politikës merr hak ndaj vendimeve politike të Lefterit, një pjesë merr lavde publike me teorinë e "peshkut të madh". Jemi të keqardhur që shohim këtë standard të drejtësisë.
Tashmë ne si ekip ligjor do të kërkojmë dërgimin e çështjes në gjyq. Prokuroria nuk ka ç'heton më ndaj ska pse të humbë kohë. Ne jemi gati të përballemi me akuzat, në një sallë të hapur gjyqi. Kështu me seanca të mbyllura, ku flasin të gjithë sipas qejfit, ndërkohë që mbahet në burg një njeri i padënuar, nuk shkon më. Ky person para 10 muajsh e priti me kurajën ne shtëpinë e tij prokurorinë për të ekzekutuar ndalimin e tij . Ne nuk kemi asnjë intension për t’iu shmangur drejtësisë dhe jemi te bindur ne pafajësinë e z. Lefter Koka.
Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?! Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me ëhatsapp. Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë. Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë. Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”, ka thënë avokati.