Legjenda Sacchi komenton në Tiranë shortin e Europianit, këshillon Shqipërinë: Të luajë pa frikë, ndaj Italisë të fitojë më i miri

9 Dhjetor 2023, 17:23

Legjenda e futbollit italian Arrigo Saki ishte sot në Tiranë ku u ndal të fliste edhe për kombëtaren shqiptare. Trajneri i famshëm tha se kuqezinjtë duhet të luajnë në Europian pa frikë dhe mos ti besojë individëve, por të jenë të bashkuar.