Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel Koja.
Më së shumti ai do mbahet mend si trajner i ekipit të Dinamo-s, që u bë skuadra kampione absolute në vitet ’70-’90 dhe arriti të renditej ndër katër më të mirat në Europë.
Vangjel Koja nuk ishte vetëm trajner i suksesshëm i klubit Dinamo, por edhe i ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ai u shqua si një mjeshtër i volejbollit, duke dhënë kontribut të çmuar jo vetëm në disa klube të Shqipërisë, por edhe jashtë vendit.