Lehtësim lëvizjeje në kufirin Shqipëri-Kosovë, kontrolle rastësore 1 ditë para ditës së Pavarësisë! Marrëveshja u firmos dje

27 Nëntor 2021, 15:46

Në mbledhjen e ditës së djeshme të 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë.

Dy ministritë e Brendshme kanë rënë dakord për një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Një sistem kamerash do të vendoset në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.