Lëkundjet e tërmetit ngjallin panik tek qytetarët në Turqi! Banorët në Hatay vrapojnë për të dalë nga ndërtesa ku strehoheshin

20 Shkurt 2023, 19:47

Lëkundjet e tërmetit të sotëm, kanë sjellë panik tek qytetarët në Turqi. Dhjetëra banorë dhe anëtarë të ekipeve të kërkim shpëtimit në Hatay kanë dalë me vrap nga një ndërtesë ku ishin strehuar gjatë tërmetit që goditi vendin mbrëmjen e sotme.