Leli mbyll dyert e 'Petro Markos', fton këshilltarët bashkiak në mbledhje online: Në zyrë keni raportin për çdo pyetje! Mediatizimi sa krijon paqartësi të kota

15 Qershor 2021, 12:18

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka thirrur mbledhje online me drejtuesit e bashkisë dhe këshilltarët bashkiak, por që këta të fundit kanë vendosur të mos marrin pjesë pasi ata kërkojnë takime fizike në ambientet e brendshme të teatrit "Petro Marko". Kjo gjë nuk u pranua nga Leli, i cili sqaroi se është në kundërshtim me rregullat e vendosura gjatë pandemisë dhe nuk ka lejuar mbajtjen e mbledhjes aty. Leli gjatë mbledhjes online me drejtuesit e bashkisë ka sqaruar se çdo këshilltari të bashkisë i është dërguar në zyrë një raport specifik mbi të gjitha problematikat dhe pyetjet që ata kanë ngritur për punën e bashkisë Vlorë, ndërsa i fton këshilltarët që nëse kanë paqartësi është në dispozicion për pyetjet e tyre.