Leonard Qylafi 'Përtej rrethit të konfunzionit'! Xoxa: Puna kërkimore në veprat e tij sjell frymë të re! Romano: Udhëtim në tri seri, nga propaganda te interneti

25 Janar, 15:48

Në galerinë “NAAN” këtë fillim javë është artisti bashkëkohor Leonard Qylafi, që ekspozon punimet e tij në pikturë të dekadës së fundit. “Përtej rrethit të konfuzionit” është ngjarja e parë e artit pamor që njofton qendra e artit bashkëkohor “Harabel”.

“Leonardi është një artist që ka bërë shumë për pikturën shqiptare. Na ka përfaqësuar në Bienalen e Venecias (2017) , ka marrë pjesë në ekspozita të shumta dhe që ka aftësinë që brenda punës së tij kërkimore të sjellë diçka të re”, thotë Ajola Xoxa, drejtore e “Harabel”.

Imazhe të mjegullta, figura edhe të propagandës komuniste që propozohen... Sugjerohet perceptimi i një vepre në periudha dhe kontekste të ndryshme. Subjekti ka nevojën për sfondin kohor, për hulumtim të thellë të elementëve të dukshëm dhe të asaj që qëndron përtej saj.