‘Letërporositë e ardhura nga jashtë i japin SPAK rol aktiv’, Braho: Të bëhet ndryshim ligjor që hetuesit të mos jenë të ngarkuar me procedura

27 Prill, 11:05 | Përditesimi: 27 Prill, 11:05

Kreu i SPAK Klodian Braho ka kërkuar që të bëhet një rregullim ligjor sa i përket statusit të specialistëve me marrëdhëniet me jashtë. Braho tha se për shkak të statusit nënpunës, shumë veprime që mund të kryhen prej tyre sa i përket ekzekutimit të letërporosive që vijnë nga jashtë, ngarkojnë me punë hetuesit.  Për të rregulluar këtë ngërç, Klodian Braho thotë se duhet që specialistët të marrin statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore.

 

A.M/Shqiptarja.com