Leverkusen vijon rekordin dhe siguron Championsin, vëmendja te Bayern Munich - Dortmund! Fulham barazon 3-3, Armando Broja në tribunë!

30 Mars, 20:13

Bundesliga gjermane e futbollit vijoi këtë të shtunë më javën e 27-të. Me fillim nga 15:30 u zhvilluan pesë duele, teksa ra në sy përmbysja 2-1 e Leverkusen përballë Hoffenheim.

 

 

    Premier League në Angli zhvillon këtë të shtunë tetë nga ndeshjet e javës së 30-të. Duke nisur nga 13:30 në fushën e "St. James Park" vendasit e Newcastle ia dolën të fitonin 4-3 kundër West Ham. Armando Broja e ndoqi nga tribuna barazimin 3-3 që Fulham siguroi në udhëtim ndaj Sheffield United. Sulmuesi i Kombëtares për të dytën ndeshje radhazi nuk u preferua as në stol, teksa rivali i tij për sulmin në ekip, Muniz shënoi një nga golat.