Lëvizja Studentore, debati në Report Tv! Mësuesja dhe sociologia: Të rinjtë e sotëm, pa ideale! Daci: Studentët e dhjetorit heronj, por roli i tyre përfundoi

8 Dhjetor 2021, 14:45 | Përditesimi i fundit: 2021-12-08 16:06:22

Pas 31 vitesh nga ngjarja e 8 dhjetorit të 1990 që tronditi regjimin komunist, në cilën fazë gjendet rinia e sotme? A ngjasojnë me të rinjtë e viteve 90’? Si ka qenë forma e demokracisë 31 vitet e fundit? Dhe a i është përmbushur ëndrra studentëve të Dhjetorit?

Për përgjigjen dhe diskutimet e të gjitha pyetjeve të mësipërmes, në studion e Report Tv, në emisionin 'Sot, live në Shqipëri' të gazetarit Andi Kapxhiu, ka qenë e pranishme Irma Marku, mësuese në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, e cila tha se të rinjtë e dhjetorit nuk dinin se çfarë ishte liria, ndërsa të rinjtë e sotëm i bën kaotik. Ajo shtoi se demokracia e vendit tonë ka mbetur në të njëjtën pikë dhe se të rinjtë e sotëm nuk kanë ideale.