Lëvizjet dhe arratisjet e kriminelëve, listat e pasagjerëve të avionëve dhe trageteve do të kontrollohen paraprakisht nga policia

14 Shkurt 2022, 12:08

Policia e shtetit në sitë pasagjerët e linjave ajrore dhe tragetet. Të gjithë listat e pasagjerëve dhe biletat e prera do ti nënshtrohen kontrolleve përpara se te nisin fluturimet ose te mbërrijnë në Shqipëri udhëtarët. Duke nisur me Aeroportin e Rinasit, Kukësit dhe 4 portet Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin çdo kompanie ka detyrim të kalojë listat tek njësia e kontrollit të pasagjerëve.