Në vetëm 2 javë nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë veprime të shumta të cilat duket se rrezikojnë ekuilibrat gjeopolitikë dhe sfumimin e unitetit të Perëndimit.
Për një analizë më të detajuar të situatës, Ledion Krisafi, ekspert për marëdhëniet ndërkombëtare, ishte i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv.
Polemikat lidhur me USAID-in, Krisafi i polarizoi si një “luftë” të kthyer mes Sekretarit Amerikan të Shtetit – i cili ka marrë drejtimin e agjencisë - dhe Elon Musk, i cili kërkon me ngulm mbylljen e saj.