Lëvizte me kallashnikov në çantë, arrestohet 20-vjeçari në Elbasan

11 Shtator 2023, 10:57

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi lëvizte me kallashnikov në çantë.

Stiven Faqolli, banues në fshatin Qukës, u kap me 1 armë zjarri kallashnikov si dhe me municione luftarake të cilat i kishte brenda një çante.