Lëvizte pa patentë, me maskë të zezë dhe shkop si të policisë, arrestohet i ru në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër, i dyshuar i droguar dhe me kanabis në makinë

26 Mars 2023, 15:04

Dy persona u arrestuan në Tiranë, njëri që qarkullonte me makinë por që policia i kishte hequr përfundimisht patentën dhe një tjetër në gjendje të droguar. Arsen Hamollit policia i gjeti edhe një maskë dhe shkop si ato të policisë. Nga 317 patentat e hequra përfundimisht nga policia për shkelje të shumta, vetëm 31 kanë mundur të kalojnë provimin.