‘Lezha zona ‘bombë’ e krimit’, ish-drejtuesi i policisë: Origjina dhe vendbanimi i disa prej eksponentëve më të lartë kriminalë

12 Shkurt, 20:33

Ish-drejtori Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj teksa foli për gjendjen e kriminalitetit në vend, e cilësoi qarkun e Lezhës si ‘bombën e krimit’.

Prençi iu referua atentatit më të fundit me armë zjarri në Lezhë ku mbeti i vrarë ekonomisti Selman Mihana dhe u plagos pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi. Duke komentuar ngjarjen, Prençi përmendi faktin se nga kjo zonë kanë origjinën edhe eksponentë të tjerë të krimit si Gëzim Çela, Ervis Martinaj dhe mbetet një ndër zonat më problematike.