Atentat brenda zyrës pronarit të një firme inertesh në Kurbin, mbetet i plagosur! Vritet ekonomisti që ndërhyri për ta mbrojtur (EMRAT+VIDEO)

LEZHË- Selman Mihana, ekonomisht në një firmë inertesh në Kurbin u vra aksidentalisht mëngjesin e kësaj të shtune. 70-vjeçari kishte shkuar në punë si çdo ditë tjetër, por ra pre e plumbave brenda ambienteve të punës. Policia e Kurbinit tha se shënjestër e atentatit është pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi, i cili shpëtoi me plagë të lehta dhe ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Krimi u shënua në orën 07:00 te mëngjesit në fshatin Gurëz.

“Sot është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi A.GJ si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën S.M 70 vjeç”.- tha Gentjan Berberi zv/drejtor i policisë, në Lezhë.

Dyshohet se në krim kanë marrë pjesë dy autorë që kanë vëzhguar lëvizjet e shenjestres, por pa arritur ta vrasin. Sapo 51-vjecari Ardian Gjeloshi ka hyrë në ambientet e firmës, atentori ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me kallashnikov. Nga të shtënat, mbeti i vrarë aksidentalisht ekonomisti i cili duket se ka qenë në shoqërinë e pronarit dhe ka tentuar ta mbrojë atë. Ndërsa personi i dytë ka pritur në makinë. Policia ka sekuestruar në vengnjarje 20 gëzhoja si dhe po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorëve, të cilët u larguan me makinë në drejtim të fshatit Fushë-Kuqe.

‘Autorët mendohet se kanë lëvizur me një mjet, po hetojmë mosmarrëveshjet që ka pasur objektivi, pronari i firmës’- tha Gentjan Berberi zv/drejtor i policisë, Lezhë.

Dy janë pistat ku po heton prokuroria dhe policia e qarkut të Lezhës për të zbardhur krimin. Pista kryesore është hasmëria me familjen Prenga nga Fushe-Kuqja, pasi në vitin 2002 Ardjan Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi kanë qëlluan drejt një kamionçinë duke i marrë jeten Marie Prengës, infermiere, nënë e 4 fëmijëve.

Asokohe u plagos dhe oficeri i FNSh Kastriot Prenga. Pista e dytë, lidhet me biznesin e inerteve ku Gjeloshaj opertonte prej vitesh dhe dysohet se kishte konflikte me disa persona nga fshati Pllanë i Lezhes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Atentati në Kurbin/ Policia përgënjeshtron Berishën: Nuk kemi hequr asnjë kamera nga biznesi i Ardjan Gjeloshit dhe s’kemi ushtruar asnjë kontroll

1707554607_finalprojekt.01083024.Still135.jpg

Policia e Kurbinit ka sekuestruar kamerat e biznesit të pronarit të firmës së inerteve Ardjan Gjeloshi i cili mbeti i plagosur lehtë nga një atentat me armë zjarri ku u ekzekutua ekonomisti i tij Selman Mihana.

Në njoftim theksohet se po sekuestrohen në cilësinë e provave materiale të gjitha pamjet filmike që mund të çojnë në zbardhjen e itinerarit të ndjekur nga autorët. Ndërsa hidhen poshtë akuzat e Berishës në një postim në facebook "se shefi i policisë Shkëlzen Metushi ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat e sigurisë nga biznesi i Ardjan Gjeloshit si dhe ka bërë kontrolle të befasishme si formë presioni"

Reagimi i plotë i policisë së Kurbinit:

Në lidhje me një shkrim të postuar në rrjete sociale, nëpërmjet të cilit akuzohet shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin, për ndihmesë të autorëve të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, sqarojmë opinionin publik se akuzat janë tërësisht të pavërteta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin nuk kanë hequr asnjë kamer nga biznesi i shtetasit Ardjan Gjeloshi dhe nuk kanë ushtruar asnjë kontroll në ambientet e këtij biznesi.

Mëngjesin e sotëm grupi i posaçëm hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pamjet filmike të regjistrura nga kamerat e biznesit të këtij shtetasi dhe vijon të sekuestrojë çdo pamje filmike në itinerarin që dyshohet se mund të kenë lëvizur autorët, pamje të cilat do t’i shërbejnë grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform procedurave ligjore dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet intensive për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë shpreh keqardhje për këto aludime dhe akuza, që kanë për qëllim denigrimin e drejtuesve të Policisë së Kurbinit, të cilët karakterizohen nga integritet i lartë moral dhe profesional. Ftojmë mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë dhe të çdo paligjshmërie që konstatojnë, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Ora 12:25
Atentat Ardian Gjeloshit/ Nga konfliktet për biznesin, te hakmarrja, 2 pistat ku po heton policia për krimin në Kurbin

1707554607_finalprojekt.01083024.Still135.jpg

Dy janë pistat e hetimit të cilat po heton policia në lidhje me atentatin ndaj pronarit të kompanisë së inerteve në Kurbin, Ardjan Gjeloshaj, ku mbeti i vrarë ekonomisti i firmës Selman Mihana.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pistë kryesore e hetimeve është ajo e hasmërisë, pasi në vitin 2002 Ardian Gjeloshi, bashkë me vëllain e tij u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur një efektiv policie në zonën e Fushë-Kuqes. 

Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga.

Ndërkohë që po hetohen edhe konfliktet në biznesin e inerteve, ku operonte prej më shumë se 20 vitesh.

Dinamika e ngjarjes

Dyshohet se në krim kanë marrë pjesë dy persona. Atentatori me kallashnikov ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar brenda ambienteve të firmës, ku ndodhej Gjeloshi dhe ekonomisti, ndërsa personi tjetër ka qëndruar në makinë.

Ora 10:55
Vrasja në Kurbin, ekonomisti Selman Mihana u qëllua pasi tentoi të mbronte pronarin

1707552270_kurbinvrasje.jpg

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin në Kurbin ndaj Ardjan Gjeloshit, pronar i një firme inertesh, i cili mbeti i plagosur ndërsa nga plumbat humbi jetën ekonomisti i firmës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ekonomisti 70-vjeçar ka ndërhyrë për të mbrojtur pronarin e tij Ardjan Gjeloshi, dhe për pasojë është qëlluar dhe ka ndërruar jetë.

Agresori qëlloi me breshëri në zyrën ku ishin Ardjan Gjeloshi e Selman Mihana.

Ora 09:37
FOTO/ U vra aksidentalisht brenda zyrës në firmën e inerteve në Kurbin, kush është ekonomisti

1707553700_selmanmihana.jpg

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin në fshatin Gurëz. Shënjestër e atentatit ka qenë Ardjan Gjeloshi pronarë i një firme inertesh, ndërsa nga breshëria e plumbave është vrarë aksidentalisht ekonomisti i firmës Selman Mihana.

Report Tv ka siguruar foton e 70-vjeçarit të cilët e kapën plumbat ndërsa ishte në zyrën e punës.

Ora 09:18
Vrasja në Kurbin, zv.drejtori i Policisë: U tentua vrasja e Ardjan Gjeloshit, plumbat kapën ekonomistin

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë Gentjan Berberi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në një firmë inertesh, ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihana dhe u plagosur pronari i kompanisë Ardjan Gjeloshi.

Sipas zv.drejtorit të policisë objektiv i sulmit me armë ka qenë pronari i firmës. Sipas Berberit është tentuar që të ekzekutohet 51-vjeçari.

'Sot është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi A.GJ si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën S.M 70 vjeç. Kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale, jemi në veprimet e para. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Autorët mendohet se kanë lëvizur me një mjet, po hetojmë hetimet, mosmarrëveshjet që ka pasur objektivi, pronari i firmës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.', tha zv.drejtori i krimeve, Gentian Berberi.

Ora 09:05
Breshëria e plumbave në xham, Report Tv sjell pamjet nga vrasja brenda firmës së inerteve në Kurbin

 

Report Tv sjell pamjet nga vendi ku u vra ekonomisti i një firme inertesh Selman Mihana rreth 70 vjeç dhe mbeti i plagosur Ardjan Gjeloshi, pronari i firmës 51-vjeç.

Siç shihet nga pamjet ata janë qëlluar teksa ndodheshin brenda në zyrën e firmës së inerteve dhe mund të vihet re se është qëlluar me breshëri plumbash, që duken edhe në xhamat e zyrës.

Rrethanat si ka ndodhur ngjarja ende janë të paqarta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 13/02/2024 00:06

    gentiam berberi ka qene dhw ne vlore krye mafioz opo do shuar gjizh policia e shtetit do hedhur far e re se jan te koruptuar qe te rugori deri te balla

    Përgjigju
  • Vlora: 11/02/2024 09:18

    Mul Noka me grupin e tija anti Shqipëri ka thënë që dota djegim Shqipërinë, dhe shteti ti hapi sytë mirë se avash avash po i përgjigjen thirrjes së kriminelëve të P Dsë

    Përgjigju
  • Fran Kamshi: 11/02/2024 08:21

    Zot, çfarë po ndodh kështu !!. Salman Mihana, njeriu më i uruar që ka nxjerrë Mali i bardhë qenka vrarë nga duar të zëza!!!. Lamtumirë miku im nga large. Mallkuar qoftë ajo dorë e zezë që të mori jetën o dashamires i im. Ngushëllime familjes.

    Përgjigju
  • Olsi: 10/02/2024 09:46

    Si ka mundesi asnje her nuk kapen autoret as diten

    Përgjigju
    • Ardi: 10/02/2024 11:47

      Autoret dihet qe prej 20 vitesh e kusur po nuk duan ti kapin si cdo gje ne shqiperi qe dihet dhe nuk realizohet asnje drejtesi ne kte vend! Laçi e kurbin e lezhe e mirdite jane rraca me laramane Dhe e pabese , jane coptu me njeri tjetrin prej 25 vitesh Dhe nuk do shuhen ndonjehere lufta dhe hakmarrja mes fiseve se epokes gurit .. Shtet plere ishalla e vuajne ne femijet e tyre kte masaker qe po lejojne me qellim ne kte popull te mjere!

  • Beni: 10/02/2024 09:17

    Ka 15 vjet qe goditen vellezerit gjeloshi Dhe shteti zero masa per te nderhyre te kap autoret!

    Përgjigju
    • Gjelaci: 10/02/2024 14:30

      Pak e kane keta maskarenj e rrace e keqe. Trimni me vra nanen e kater femijeve

  • Arber: 10/02/2024 08:49

    Sherim te shpejt Ardian , ta moren te keqen dhe kesaj here! Respekt

    Përgjigju
  • goni: 10/02/2024 08:36

    hajde shtet,hajde...shtet sa me thene qe ka...

    Përgjigju
    • Titi: 10/02/2024 11:43

      Shteti kap viktimat. Vjel xhobat. Dhe mbron Qivirin. Cdo tjeter Ti??

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona