Lezhë/ Akordohen çmimet 'At Gjergj Fishta' në gazetari, botuesi: Surprizë vërtet e këndshme

22 Tetor 2021, 20:40

Aktivitetet kulturore në nder të Fishtës kanë startuar në Lezhë me çmimet në gazetari, akorduar nga Unioni i Gazetareve për 4 personalitete që kanë kontribuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, si Frano Kulli, Ndue Dedaj, Ndue Dragusha dhe i ndjeri Preg Baloj.

“Ne jemi emocionuar është një surprizë vërtet e këndshme. Falënderoj përzemërsisht degët e unionit, Unionin e Gazetarëve që na kanë në kujtesë edhe neve”, botuesi Frano Kulli.