Lezhë/ Dalin peshq të ngordhur në ujërat e lumit Drin...dyshohet se iu hodh dinamit

25 Maj 2022, 14:51 | Përditesimi i fundit: 2022-05-25 14:51:15

Peshq të ngordhur kanë dalë në siperfaqen e Drinit, nga zona e Balldrenit deri në grykëderdhjen e lumit në detin Adriatik.

Peshqit e ngordhur janë konstatuar që prej pasdites të së martës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i kësaj situate. Peshkatarët dhe qytetarët kërkojnë identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.