Lezhë, krijimtaria më e mirë e Pashk Përvathit me 82 piktura tashmë në një galeri të re arti

17 Dhjetor, 17:53 | Përditesimi: 17 Dhjetor, 17:53

Lezha tashmë ka një galeri të përhershme të piktorit të njohur Pashk Përvathi, e hapur në shtëpinë e tij, në qendër të qytetit, pranë Obeliskut të Besëlidhjes.

Në këtë hapësirë jane ekspozuar 82 vepra, të realizuara per më shumë se 40 vite krijimtari artistike.

Hapja e galerisë u shoqërua me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë autoritete lokale, artistë, kritikë arti dhe dashamirës të kulturës.

I.M/Shqiptarja.com