Lezhë/ Plagosi me armë në këmbë 25 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

17 Shtator 2021, 16:56 | Përditesimi i fundit: 2021-09-17 17:52:08

Një 25-vjeçar u plagos me armë zjarri në Manati të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes në qender të fshatit, ndërsa i plagosur mbeti Paulo Bushi "Ndoj".

Ai u qëllua dy herë me pistolete në pjesen e këmbëve dhe u dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes.