Lezhë, policia shkon të neutralizojë familjen me persona me probleme mendore, plagoset efektivi

14 Shkurt 2024, 15:40 | Përditesimi: 14 Shkurt 2024, 15:40

Një efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrilë të Lezhës. Forcat e policisë kishin shkuar në mbështetje të institucioneve lokale për neutralizmin e një familjeje me persona me probleme mendorë dhe janë hasur në rezistencën dhe dhunën e tyre.

Të sëmurët janë dërguar në psikiatrinë e Shkodrës ndërsa polici po merr mjekim në urgjencën e Lezhës, meson Report Tv.

r.k./Shqiptarja.com