Lezhë/ Sahatet e pallatit merr flakë gjatë natës, panik te banorët

26 Gusht 2021, 08:12 | Përditesimi: 26 Gusht 2021, 08:12

Sahatet e një pallati në Lezhë kanë marrë flakë gjatë natës për shkak të një shkëndije elektrike në paktën e tyre. Paketa e matësve elektrikë, e ndodhur brenda hyrjes së pallatit u përfshi nga flakët duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

Flakët që shpërthyen në pallat fatmirësisht u vunë nën kontroll shpejtë nga forcat zjarrfikëse. Për shkak të këtij defekti u ndërpre energjia elektrike në zonë, ku mungesa e saj zgjati për disa orë deri në neutralizimin e flakëve brenda kabinës së matësve elektrik.

KT/Shqiptarja.com