Lezhë/ Zjarr në zonën e Shënkollit, digjet një sipërfaqe me bimësi, rrezikohen banesat

10 Korrik, 17:24 | Përditesimi: 10 Korrik, 17:24

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi dhe ferra në zonën e Shënkollit, në Lezhë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke rrezikuar edhe banesat pranë zonës së djegur.

I.M/Shqiptarja.com