Lezhë/Ende aktive vatrat e zjarrit në Thirrë dhe në Katund të Vjetër, s'ka rrezik për zonat e banuara! Flakët djegin 190 ha me ah e dushqe në malin Munel, s'ka ndërhyrje nga zjarrfikësit

20 Gusht 2021, 11:04 | Përditesimi i fundit: 2021-08-20 11:37:28

Vijojnë të jenë ende aktive vatrat e zjarrit në Thirrë të Lezhës dhe në Katund të Vjetër, por fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Flakët kanë përshkruar një sipërfaqe prej 323 ha me ahe e pisha në Thirrë, ndërsa janë djegur 235 ha. Vatra e zjarrit ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulet në drejtim të fshatit Xhuxhë. Forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur, por fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat Gjate ditës së sotme nuk ka prezence ere në terren, që mund të ndihmojë për përmirësimin e situatës.